Banner
Banner
Home  >  Të rejat
Të rejat


Hosteli i parë HI në Shqipëri! Printo E-Mail
Hostel SPES
Uznovë
5001 Berat

Hostel SPES shënon hostelin e parë HI në Shqipëri. Duke u gjendur në zemër të një qendre që stimulon dhe organizon me aktivitete të rinjtë e zonës, hosteli ofron: mjedis të përshtatur për grupe rinore/studentore.

Vendndodhja: në fushën e Uznovës, 5 minuta nga qendra e Beratit.

Udhëto me shpirtin e paqes, atëherë do të zbulosh bukurinë e vërtetë të mikpritjes.


 
International Youth Hostels Guide 2008 Printo E-Mail
E Premte, 01. Gusht 2008 ora 09:42

Guida 2008 përmban informacione rreth hosteleve HI në mbi 80 vende të botës. Cfarë të pret në vendin ku udhëton? Detaje kontaktesh, rreth mënyrës së transportit, harta qytetesh, rrugësh tokësore e ujore, orare. Rreth individualitetit të secilit hostel (mbi dhomat, çmimet, kafe, bar, internet, mjedise shoqërore e argëtimi). Planifiko në kohë udhëtimin tënd me Hostelling International!

Por jo vetëm kaq! Guida përmban për anëtarët e Hostelling International informacione në detaj rreth ofertave me ulje cmimesh në vende të ndryshme të botës - argëtim, kulturë, transport, gastronomi, muze, sport e shumë të tjera...- Bëj eksperienca & kurse me Hostelling International!


 
Udhëtim ne Evropë Printo E-Mail
E Premte, 18. Korrik 2008 ora 16:07

Ky projekt i iniciuar nga lëvizja Mjaft! u mundëson një grupi studentësh shqiptarë përvojat e para të një udhëtimi të lirë nëpër Evropë. AYHA përkrah, duke siguruar kartat e antarësisë Hostelling International dhe duke i sponsorizuar pjesërisht ato. Shfrytëzojmë rastin të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shoqatës Gjermane të Hosteleve për gatishmërinë e saj, duke na ofruar guidat.

Udhëtim të mbarë!


 
Evenimente Printo E-Mail
E Martë, 31. Maj 2005 ora 17:02

Kalendari i evenimenteve është tashmë online. A doni të publikohet edhe evenimenti juaj? Mos hezitoni të na kontaktoni sa më shpejtë!


 
Shoqatë e akredituar Printo E-Mail
E Hënë, 07. Shkurt 2005 ora 19:31

IYHF pranon Shoqatën Shqiptare të Hosteleve (AYHA) si shoqatë të akredituar. AYHA mund t'ju ofrojë shtetasve shqiptarë edhe kartën e Hostelling International.


 


Banner
Banner
Banner
Banner
cyclists.jpg