|
Shqipëria ndodhet në një kufi me Malin e Zi dhe Kosovën në veri dhe veri-lindje, me Maqedoninë në lindje dhe me Greqinë në jug.
Ajo laget nga deti Adriatik dhe deti Jon në perëndim dhe ndahet nga Italia nëpërmjet kanalit të Otrantos, 82 km.
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.750 km2 (11.000 sq milje). I gjithë kufiri i saj në gjatësi është 1094 km, nga të cilat 316 km është vijë bregdetare, 657 km ështe zonë kufitare fushore, 48 km janë lumej, dhe 73 km liqene.
Eshtë kryesisht një vend malor, dy të tretat e territorit të saj përbëhet nga kodra dhe male.
Shqipëria befason turistët me shumëllojshmërinë e peisazhit të saj, i cili ka ndryshime të shpeshta dhe dramatike. Shqipëria është një shtet mesdhetar, i cili duke patur tipare të veçanta gjerografike dhe gjeollogjike, ka edhe peisazhe të ndryshme të ndërthurura me njeri tjetrin.
Ka vargje peisazhesh tipike mesdhetare në perëndim dhe jug perëndim, peisazhe të përzjera në zonën qëndrore deri tek male që bjenë thikë (të pjerrët) në pjesën e brëndëshme të vendit. Në bregdetin e mrekullueshëm, të virgjër gjenden plazhe me rërë të imtë dhe me guralecë.
Vendi është i pasur me shumë liqene të brendshëm të mrekullueshëm, laguna natyrore, dhe rezervate me zona gjahu.
|