Qytete
|
Berat
Durrës
Gjirokastra
Korça
Kruja
Pogradec
Saranda
Shkodra
Tirana
Vlora
Tirana
Tirana ka qenë kryeqytet i Shqipërise që në vitin 1920. Eshtë relativisht një qytet i ri i krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Bargjini, kryefeudali i zonës ne atë kohë. Qyteti filloi të rritej në fillim te shekullit të 18.
Sot Tirana nuk është vetëm qyteti më i populuar në Shqipëri, por dhe qendra më e rëndësishme politike dhe ekonomike në vend. Ne qendër te qytetit, në sheshin Skenderbej, ndodhet kulla e orës (35 m e lartë) e ndërtuar ne vitin 1830. Pallati i kulturës, Teatri i Operës dhe Baletit, dhe Libraria kombëtare janë afër sheshit të madh.
Në Tiranë ka gjithashtu edhe institucione të tjera të rëndësishme, si Muzeu historik kombëtar, muzeu i shkencave të natyrës, Muzeu arkeollogjik, Galeria kombëtare e arteve figurative, Qendra ndërkombëtare e biznesit, Pallati i Kongreseve, etj.
Mund të ndjeni kënaqësi duke parë pamjen e bukur nga varrezat e dëshmorëve i cili përmban dhe monumentin "Nëna Shqipëri".
Tirana është e njohur për sezonin e gjatë të ngrohtë dhe të gjelbër. Deti Adriatik dhe Mali i Dajtit jane afër qytetit. Për me pak se një orë mund të shkohet ne det.
|
|