Kurseni me Hostelling International
Karta Hostelling International të hap mundësinë për akomodim të lirë në mbi 60 vende të botës dhe të ofron lehtësira dhe rabate edhe në Shqipëri. Udhëtimi yt i ardhshëm do të jetë jo vetëm më interesant, por edhe më i gjatë! Përfshihu edhe ti në botën e udhëtarit!
31.05.2005
Evenimente Kalendari i evenimenteve është tashmë online. A doni të publikohet edhe evenimenti juaj? Mos hezitoni të na kontaktoni sa më shpejtë!
05.03.2005
www.ayha.org
Fytyra e re e AYHA është tashmë online. Platforma e re e internetit është trigjuhëshe dhe të ofron shumë hapësira. Përveç informacioneve mbi Hostelling International dhe Shqipërinë, një pjesë e rëndësishme është edhe Forumi i Turizmit për të Rinj. Mos ngurro të përshkruash një përjetimin tënd dhe eksperiencat e idetë e tua. Për pyetjet dhe informacionet që të duhen hyr në forumin përkatës.
07.02.2005
Shoqatë e akredituar IYHF pranon Shoqatën Shqiptare të Hosteleve (AYHA) si shoqatë të akredituar. Së shpejti AYHA do të mund t'ju ofrojë shtetasve shqiptarë edhe kartën e Hostelling International.