www.HIhostels.com   ALBANIAN YOUTH HOSTELS ASSOCIATION (AYHA)   Shqipëria
Home   FAQ - Pyetje të shpeshta  » Hostelet dhe pajisjet e tyre    |English | Deutsch
Të rejat
Hostelet

Përfshihu!
RABATE

Shqipëria
Oferta

EVENTS

FORUMI

Hostelling International
FAQ - Pyetje të shpeshta

Kontakt
Partnerët
Rreth nesh

Login

 
Prenotime

Mundësi komerciale

Mundësi punësimi

Vizitorë dhe kafshë shtëpiake

Hostelling International

Hostelet dhe pajisjet e tyre

Anëtarësia dhe përfitimet e anëtarit



Ju lutem vizitoni faqen e re në:
http://www.ayha.org/


Please visit our new site:
http://www.ayha.org/


Besuchen Sie bitte unsere neue Seite:
http://www.ayha.org/




Pyetje
Çfare është një hostel?
Përgj.
Një hostel është një akomodim me kualitet dhe i lirë, që ofron një natë fjetjeje komforte në një mjedis miqësor. Hostelet janë mënyra më e mirë për tŒu njohur me një vend me pak shpenzime dhe për tŒu takuar me njerëz të tjerë, që kanë interesa të njëjta me ju. Vizito hostelin virtual të të rinjve dhe bindu për këtë!


Pyetje
Kush i drejton hostelet?
Përgj.
Hostelet drejtohen nga Shoqatat Kombëtare të Hosteleve ose nga privatë të lidhur me kontratë me shoqatën vendore. Secili hostel duhet t¹i përmbahet Standartit të Kualitetit të Sigurt të vendosur nga IYHF, e cila realizon rregullisht inspektime.


Pyetje
Si mund të informohem mbi hostelet në mbarë botën?
Përgj.
Hostelling International boton një Guide vjetore e cila është në dy vëllime - Europa dhe Amerika, Afrika, Azia dhe Pacifiku. Ti mund të sigurosh kopje nga shoqata jote e hosteleve ose në librarinë lokale. Informacione mbi hostelet, kushtet dhe çmimet mund t¹i gjesh gjithashtu edhe në faqen e HI.


Pyetje
Çfarë moshe duhet të kem që të mund të sistemohem për fjetje në një hostel?
Përgj.
Me përjashtim të hosteleve të Bavarisë nuk ka ndonjë kufizim moshe. Në Bavari ju duhet të jeni nën moshën 27 vjeç, përjashtoni rastin kur jeni një përgjegjes grupi ose pjesëtar i një familjeje me të paktën një fëmijë nën moshën 18 vjeç.


Pyetje
A do të më duhet të fle në një sallë të madhe?
Përgj.
Sallat e mëdha të fjetjeve janë duke u rralluar shumë në rrjetin internacional të hosteleve. Shumë hostele ofrojnë tani dhoma teke, dyshe dhe dhoma për katër persona ­ këtë mund ta sqarosh në çastin kur bën prenotimin.


Pyetje
Sa kushton fjetja në një hostel?
Përgj.
Çmimet variojnë nga njeri shtet në tjetrin, por kudo raporti i pagesës dhe shërbimit është shumë atraktiv. Tarifat e fjetjes mund t¹i gjesh në faqen e HI ­ kërko shtetin dhe hostelin në të cilin do të qëndrosh.


Pyetje
A është e nevojshme të sjell me vete pajisjet e shtratit?
Përgj.
Pajisjet e shtratit zakonisht janë të siguruara, megjithatë mund të ketë hostele që nuk i ofrojnë dhe kërkojnë të sjellësh me vete çarçafët ose një sleeping bag - për këtë interesohu kur të bësh prenotimin. Në disa shtete është e lejueshme që të përdorësh sleeping bag, por shumë të tjera nuk e lejojnë për arësye të rregullave higjenike. -Lutemi interesohu tek shoqata e vendit ku mendon të udhëtosh.


Pyetje
A është e nevojshme që të marr peshqirë me vete?
Përgj.
Peshqirët shpesh nuk disponohen, je i lutur të marrësh me vete peshqirin dhe artikujt higjenik që do të të duhen.


Pyetje
Çfarë pajisjesh mund të shpresoj të gjej në një hostel?
Përgj.
Hostelling International është i ndërgjegjshme se shërbimi dhe cilësia në vazhdimësi janë të rëndësishme për cilindo që udhëton me një buxhet të caktuar.
Meqënëse traditat dhe praktikat lokale janë të ndryshme në të gjitha vendet e botës, këshillojmë që për informacione në detaj të shohësh në faqen e HI. Aty do të gjesh informacion mbi oraret dhe datat e hapjes së hosteleve si dhe për pajisjet që ofrohen në hostelin përkatës. Këto informacione mund t¹i gjesh edhe në faqen e internetit të shoqatave vendore dhe në guidën e Hostelling International.
Shumica e dhomave janë për dy ose katër persona dhe shpesh kanë krevat marinar. Sallat e mëdha me më shumë shtretër janë duke u rralluar përherë e më shumë. Pajisjet e shtratit ofrohen në shumicën e rasteve nga vet hostelet, por ka edhe hostele në të cilat duhet t¹i sjellësh me vete. Disa hostele i kanë dhomat me banja brenda, ndërkohë që të tjera kanë pajisje sanitare për përdorim të përbashkët në afërsi të dhomave. Shumë hostele kanë kuzhinë vetëshërbimi (self-catering) dhe shumica e tyre ofrojnë zakonisht vakte ushqimi.
Gjithashtu mund të shpresosh që në shumë hostele të gjesh shërbime dhe pajisje të tjera, si televizor në dhomë, librari, dhomë të përbashkët, lavatriçe dhe internet.


Pyetje
Çfarë pajisjesh vihen në dispozicion për vizitorë me aftësi të kufizuara?
Përgj.
Shumë hostele ofrojnë karrike paraplegjikësh, dhe dhomat e përshtatura po shtohen përherë e më tepër, ­ për gjetjen e këtyre hosteleve mund të kërkosh në faqen e HI. Për hollësira të veçanta të rekomandojmë të marrësh kontakt me hostelin përpara se të bësh një prenotim, meqënëse shumë hostele janë të vendosura në ndërtesa historike, të cilat nuk mund të përshtaten me lehtësi.


Pyetje
A mund të gatuaj vet?
Përgj.
Shumica e hosteleve ofrojnë pajisje për vetëshërbim (self-catering), megjithatë ato nuk i disponojnë përherë të gjitha mjetet e kuzhinës ­ lutemi interesohu kur të bësh prenotimin. Shumica e hosteleve ofrojnë vakte ngrënieje në kafeteritë e tyre dhe këto janë me çmime shumë të lira.


Pyetje
A duhet të ndihmoj në punë të ndryshme?
Përgj.
Në shumicën e qyteteve dhe në hostele të tjera kyçe, e shumta që jeni të lutur të bëni është dorëzimi i teshave të shtratit ku fjetët para se të largoheni nga hosteli dhe të bëni kujdes që të lini të pastër pas përdorimit paisjet e vetshërbimit.


Pyetje
A ka ndonjë vend të sigurtë ku mund të vendos sendet personale me vlerë?
Përgj.
Shumica e hosteleve venë në dispozicion dollape me çelësa, hapja dhe mbyllja e disa prej të cilëve funksionon vetëm me monedha të vogla, prandaj bëj kujdes të kesh me vete! Në hostele të tjera mund të duhet një dryn. Shumë hostele ofrojnë edhe mundësinë për deponim bagazhi.


Pyetje
A janë të hapura hostelet gjithë ditën?
Përgj.
Në përgjithësi hostelet e qyteteve të mëdha janë të hapur 24 orë, kurse të tjerët mund të kenë orar më të shkurtër, disa mund të mbyllen për një kohë të shkurtër gjatë ditës. Shumica e hosteleve janë të hapur gjatë gjithë vitit, kurse disa hostele të vogla mund të jenë sezonale. Normalisht mund të llogaritet me një kohë midis orëve 7.00-10.00 dhe 17.00-22.30 për të bërë regjistrimin ose çregjistrimin.


Pyetje
A organizojnë hostelet ekskursione dhe aktivitete?
Përgj.
Shumë hostele kanë një ofertë të gjerë aktivitetesh të ndryshme ­ nga shëtitjet në qytet deri tek vozitjet në ujë (kanoe)! Hollësira të plota gjen në faqet e shoqatave vendore. Për më saktë, recepsioni i hostelit përkatës disponon informacione turistike të vlefshme për zonën.
 
Hostelling International Fotografi nga:
Ardenica  Berat  Butrint  Dajti, një udhëtim me gondol  Dardha  Brarë/Tirana, një ditë pushimi  Fauna  Flora 1  Flora 2  Jala  Këlcyra  Ksamil  Llogara  Të ndryshme  Liqeni i Ohrid  Orikum  Njerëz  Tiranë-Pogradec me tren  Liqeni i Prespës  Saranda  Syri i kaltër  Tepelena  Tirana  Tirana në ngjyra  Tomorri Park Kombëtar  Vlora  Voskopoja 
    [09.02.2012 | © AYHA 2005 | webmaster@ayha.org | Disclaimer]    





   
   
  Shiko për më shumë informacione:

Linku yt?
Kontakto!


Google