www.HIhostels.com   ALBANIAN YOUTH HOSTELS ASSOCIATION (AYHA)   Shqipëria
Home   FAQ - Pyetje të shpeshta  » Anëtarësia dhe përfitimet e anëtarit    |English | Deutsch
Të rejat
Hostelet

Përfshihu!
RABATE

Shqipëria
Oferta

EVENTS

FORUMI

Hostelling International
FAQ - Pyetje të shpeshta

Kontakt
Partnerët
Rreth nesh

Login

 
Prenotime

Mundësi komerciale

Mundësi punësimi

Vizitorë dhe kafshë shtëpiake

Hostelling International

Hostelet dhe pajisjet e tyre

Anëtarësia dhe përfitimet e anëtarit

Pyetje
A duhet të bëhem anëtar që të kaloj një natë në një hostel?
Përgj.
Hostelling International është një organizatë anëtarësie, ku anëtarët kanë shumë përfitime përveç mundësisë për të qëndruar në hostelet e HI, si p.sh. favorizime të ndryshme, zbritje çmimesh dhe mundësi për të fituar FreeNites & more. Më e mira është të anëtarësohesh para se të nisësh udhëtimin tënd. (shih më poshtë). Ata që nuk janë anëtarë lejohen të qëndrojnë në hostele, por ekziston një pagesë shtesë.


Pyetje
Si mund të bëhem anëtar i Hostelling International?
Pergj.
Për të patur mundësinë për të qëndruar në një nga hostelet e kësaj faqeje, duhet të bëhesh anëtar i një prej shoqatave të hosteleve të njohura nga IYHF. Faqja e shoqatës vendore sqaron se si mund të marrësh anëtarësinë në shtetin ku banon.
Nëqoftëse nuk je i antarësuar ke mundësinë të marrësh kartën e anëtarësisë nga zyra e shoqatës më të afërt apo nga pikat e shitjes përpara se të fillosh udhëtimin. Mundësia tjetër është të blesh një "welcome stamp" internacionale (1-6 për çdo natë) kur të mbërrish në një hostel që ndodhet jashtë vendit ku banon.
Gjashtë "welcome stamps" janë ekuivalenti i antarësisë së plotë, e cila është e vlefshme për një vit nga dita që ke marrë të parën. Lutemi konsultohu tek shoqata ose tek hosteli për ku do të udhëtosh për informacione të mëtejshme.


Pyetje
Sa kushton një anëtarësi e plotë?
Pergj.
Shpenzimet e anëtarësisë dhe tipet variojnë nga njëra shoqatë në tjetrën. Lutemi kontakto shoqatën e vendit ku banon për hollësira të mëtejshme.


Pyetje
Sa kushton një "welcome stamp"?
Përgj.
Çmimi varion - lutemi kontakto ose shoqatën e vendit që dëshiron të vizitosh, ose hostelin ku do të qëndrosh. Lutemi të kesh parasysh: se jo të gjitha shoqatat shesin "welcome stamp".


Pyetje
Unë kam humbur kartën e anëtarësisë gjatë një udhëtimi - çfarë duhet të bëj?
Përgj.
Lutemi kontakto shoqatën e hosteleve në vendin që ke marrë kartën e anëtarësisë për më shumë informacion.


Pyetje
A ofron anëtarësimi tek HI edhe favore në çmimin e udhëtimit?
Përgj.
Hostelling International ka bërë të mundur një sërë favorizimesh me zbritje çmimi në të gjithë botën, duke mbuluar gjithçka, që nga çmime të reduktuara të biletave të automjeteve, deri në favorizime çmimesh nëpër dyqane dhe pajisjet e dëfrimit. Të gjitha këto janë të paraqitura në HI Savings.


Pyetje
A është e vlefshme karta e anëtarësisë së shoqatës ku jam anëtar edhe në hostelet e vendeve të tjera?
Përgj.
Kartat e anëtarësisë së shoqatave nacionale të hosteleve janë të vlefshme në të gjitha hostelet e Hostelling international në të gjithë botën, n.q.s. shoqata e këtij vendi është një anëtar i plotë i IYHF. Nëqoftëse ky vend nuk është anëtar i plotë, ose ju keni jetuar në të më pak se 12 muaj, mund të blini një kartë anëtarësie të Hostelling International.
 
Hostelling International Fotografi nga:
Ardenica  Berat  Butrint  Dajti, një udhëtim me gondol  Dardha  Brarë/Tirana, një ditë pushimi  Fauna  Flora 1  Flora 2  Jala  Këlcyra  Ksamil  Llogara  Të ndryshme  Liqeni i Ohrid  Orikum  Njerëz  Tiranë-Pogradec me tren  Liqeni i Prespës  Saranda  Syri i kaltër  Tepelena  Tirana  Tirana në ngjyra  Tomorri Park Kombëtar  Vlora  Voskopoja 
    [25.07.2008 | © AYHA 2005 | webmaster@ayha.org | Disclaimer]    





   
   
  Shiko për më shumë informacione:

Linku yt?
Kontakto!


Google