EUFED
IYHF
UNESCO
Vende në botë
|
International Youth Hostel Federation (IYHF)
Federata Ndërkombëtare e Hosteleve për të rinj (IYHF) ka një histori të pasur, e cila i referohet vitit 1909, kohë kur hostelet u përhapën nëpërmjet ekskursioneve të organizuara nga mësuesi gjerman Richard Schirmann dhe nxënësit e tij. Sot, ajo është një nga organizatat më të mëdha joqeveritare të të rinjve në botë, anëtare e asociuar e UNESCO-s dhe e Organizatës së Turizmit Botëror me më shumë se 3 miljonë anëtarë individë nga rreth 70 shtete, dhe që realizon çdo vit më shumë se 35 miljonë netë fjetje nga më shumë se 4'000 hostele. Kontributi vjetor në të ardhurat e turizmit botëror arrin shumën prej rreth 1.4 miljard US$.
Neni 2 i Kushtetutës së IYHF
"Përkrah edukimin e moshave të reja të të gjitha nacionaliteteve, por veçanërisht të të rinjve me mundësi financiare të kufizuara, duke i inkurajuar ata për të rritur njohuritë e tyre, për të zhvilluar dashurinë për natyrën dhe zonat rurale dhe kujdesin për vlerat kulturore të qyteteve në të gjitha vendet e botës; si dhe vë në dispozicion Hostele ose mjedise të tjera akomodimi, në të cilat nuk behen dallime origjine, nacionaliteti, race, perkatesie fetare, seksi, klase ose bindje politike, duke zhvilluar kështu më tej mirekuptimin midis njerëzve, si brënda ashtu edhe jashte vendit."
Më shumë informacione mund të gjesh tek www.hihostels.com.
|
|